Shkolla “Zymer Zeka”  është shkollë  publike e pavarur nga 27  08  1996,  Në vitin shkollor 2018/19 numëron gjithsej 219 nxënës, shkollën. Nota mesatare në nivel shkolle  në tri vitet e fundit është:  2015/16- 4.10 , 2016/17-4.13 dhe 2017/18- 4.14 , Gjithashtu shkolla jonë është e njohur për organizimin e aktiviteteve kulturore brenda dhe  jashtë shkollore ku në shumë programe  ka zënë vende të rëndësishme.

Në nivel komune dhe më gjerë në garat e organizuara në shkenca shkolla jonë qëndron në pozicionin mesatar në nivel komune çka nuk është rezultat i mirë kështu që synohet që edhe në shkenca të jemi në krye të listës të shkollave  që kanë rezultate të mira   . Nga kjo po shihet se suksesi i nxënësve është në ngritje, por qëllimi është që ky sukses të ngritët me ritëm edhe më të lartë.   

Fenomeni i braktisjes së shkollës pothuajse është në nivelin zero. Mirëqenia dhe siguria e nxënësve të shkollës është në nivel optimal, po synimi ynë është  që mirëqenia e nxënësve të jetë ende ma e mirë, duke llogaritur në trajtimin e mirë të nxënësve në shkollë në rregullimin infrastrukturës shkollore dhe ligjore  që shkolla të jetë me e përshtatshme dhe me e sigurt  për nxënës.

Vlen të theksohet që objekti dhe inventari në objekt shkollor është ruajtur mirë si nga nxënësit ashtu edhe nga personeli. Gjatë kësaj periudhe të në Objektin e ri  janë realizuar një numër i madh projektesh, të cilat kanë ndikuar që mësimi në shkollën amë të zhvillohet në një ndërrim, si dhe gjithashtu është krijuar një infrastrukturë e përshtatshme për tu zhvilluar mësimi duke filluar nga inventari i ri, ngrohja qendrore poligonet sportive  .Përkundër shumë investimeve të realizuara shkolla ka nevojë që vazhdimisht të investohet në të . Është e nevojshme të ndërtohët një sallë e l e edukatës fizike  jashtë objektit të shkollës. Siguria e nxënësve është në nivel të mirë duke u mbështetur në gjendjen e viteve të fundit ku nuk kemi pas asnjë rast të krijimit të ndonjë rreziku për nxënës , shkolla ka të instaluar edhe kamerat e sigurisë. Objektet tjera përreth shkolle duke llogaritu  shupate druve , mandej poligoni sportiv si dhe çdo pëllëmbë e oborrit të shkollës kanë nevojë të mirëmbahen .

Numri i punëtorëve që punojnë në këtë shkollë është 19  . Një staf administrativ,  19 mësimdhënës dhe 3 punëtor ndihmës.Sipërfaqja 1550 m2,10 dhoma mësimi,1 kabinet informatikës,4 koridore  Në bazë të hulumtimit të organizuar nga Ekipi për zhvillim profesional është vërtetuar së 70% e mësimdhënësve kanë kryer trajnimet e organizuara nga organizata të ndryshme dhe të akredituara nga MASHT. Nga ai hulumtim kanë dalë kërkesa që mësimdhënësit të aftësohen edhe në përdorimin e teknologjisë informative si dhe të përfshihen të gjithë mësimdhënësit në trajnime që ofrojnë strategji të reja të organizimit të procesit mësimor . 

  Vizionidhe misioni

Vizioni:Brenda 3 viteve shkolla synon  të jetë  një organizatë e fuqishme e të nxënit, e prodhimit të dijeve të reja konkurruese, e ballafaqimit me sfidat e kohës, vend ku nxënësi realizon kompetencat që dalin nga Korniza e kurrikulËs,me mjedis të përshtatshëm e tërheqës në të cilën të gjithë nxënësit  do të  kenë të formuara shkathtësitë e  shekullit XXI

Misioni:Ne marrim obligim që përmes një menaxhimi cilësor  të përmirësojmë infrastrukturën shkollës , përmes metodologjive të mësimdhënies të bazuara në nevojat individuale dhe kolektive  dhe stilet e ndryshme te të mësuarit t’i zhvillojmë kompetencat tek nxënësit , t’i pajisim ata  me njohuri, shkathtësi dhe qëndrim, që ju mundësojnë atyre  të angazhohen për zhvillimin e qëndrueshëm të personalitetit të tyre dhe të  shoqërisë,Në periudhën tri vjeqare shkolla synon digjitalizimin e klaseve ose sepaku te nje klase ku do te sherbej si kabinet per realizimin e mesimit ne form digjitale.,Kendi i parafillorve nuk është i kompletuar prandaj synojmë ta kompletojmë dhe ta bëjme me terheqes per femijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *